Kur kemi vetëbesim, ne zakonisht tërheqim një partner që na respekton dhe na do për atë që jemi.
Sipas Kristina Spakaventos, një këshilltareje e marrëdhënieve në çift, një individ ka vetëbesim të mirë kur ai është në dijeni të asaj që ka dhe asaj që është, kur pranon vetën e tij me të mirat dhe të këqijat dhe vetëm atëherë ai mund të shfaqë dashuri dhe dhembshuri për veten e t’i njohë vlerat e veta.
Sfidojeni ‘kritikun’ tuaj të brendshëm
Kjo do t’ju ndihmojë shumë në rritjen e vetëbesimit. Nëse e sfidoni atë zërin kritik brenda jush, i cili nuk ju lë të ndiheni rehat, atëherë do të ndiheni shumë më mirë. Zëvendësojeni atë me një zë shumë më real, më të këndshëm dhe më mëshirshëm.
Harrojeni të kaluarën
Çfarëdo që të keni bërë në të kaluarën, ajo mbetet atje. E rëndësishme është e tashmja dhe ajo që ndodh tani në jetën tuaj. Binduni se keni bërë gjithçka që keni mundur dhe se keni kuptuar me kohë që duhej të vazhdonit me jetën tuaj.
Merrruni me gjëra që ju japin kënaqësi
Nëse merreni me aktivitete të cilat u bëjnë të ndiheni mirë, ju do të rritni vetëbesimin pa vetëdijen tuaj. Vetëm ndjenjat e mira që krijohen në këtë rast do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke e përmirësuar vetëbesimin. Jetoni në bazë të vlerave që ju i konsideroni të rëndësishme. /Telegrafi/
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...