11: 40 – E plotësuar:
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar bilancin duke raportuar se kanë marrë trajtim në spitale 750 të lënduar, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe të Durrësit.
Sipas Ministrisë aktualisht janë shtruar 65 të lënduar gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Ndërsa gjendja e 3 personave është më e rënduar.
Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.
Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës.
Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar, njofton Ministria e Shëndetësisë.
11: 30- E plotësuar: Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës.
Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë./tch/
—
E plotësuar: Është rënduar bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
Të enjten numri i viktimave u rrit në 40.
Forcat e kërkimit kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme trupat e pajetë të dy personave, nënë e bir nga rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur në lagjen numër 18 në Durrës. /Euronews.al/
E plotësuar: Është nxjerrë nga rrënojat trupi i fundit i pajetë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë trupin e Roza Meces.
Dy ditë më parë, u nxorën nga rrënojat edhe vajza e saj Diena Mece dhe mbesa 10-vjeçare, Esiela.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 39, por pritet që të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja. /Ora News/
Rreth orës 4 të mëngjesit në Thumanë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 3 trupa të tjerë.
Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka çuar numrin e të vdekurve në 37, raporton Top Channel.
Gjithashtu ministria bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë pasi nuk ka informacion nëse ka akoma persona nën rrënoja. Ndërkohë numri i të plagosurve i ka kaluar 650.
Kujtojmë se tërmeti i cili goditi të martën Shqipërinë, ishte me magnitudë 6.4 shakllë të Rihterit ku dridhjet u ndjen edhe në Kosovë dhe vendet tjera fqinje.
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...