Ousmane Dembele vazhdon të goditet nga lëndimet këtë sezon dhe assesi ta gjejë vazhdimësinë për Barcelonën.
Sulmuesi francez pësoi një dëmtim tjetër dhe u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 24 minutave lojë në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Borussia Dortmund të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
22-vjeçari u zëvendësua nga bashkatdhetari i vet, Antoine Griezmann, i cili ishte lënë në stol nga Ernesto Valverde për ndeshjen ndaj klubit gjerman.
Në përpjekje për ta zënë një top të harkuar nga Sergi Roberto, Dembele u zgjat dhe u rrëzua, duke kërkuar zëvendësim menjëherë, si pasojë.
Nëse lëndimi i tij konfirmohet nga stafi mjekësor i klubit, atëherë do të jetë i gjashti për Dembelen vetëm në vitin 2019. /Express/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...