Këto ditë do të publikohet një llogari e vetme në të cilën mund të transferohen ndihmat

07:21 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Këto ditë do të publikohet një llogari e vetme në të cilën mund të transferohen ndihmat.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli pas vizitës që kishte në Shqipëri në vendin ku ndodhi tërmeti, shkruan arbresh.info.

Ai thotë se pas bisedës që kishte me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky i fundit ka bërë thirrje që të pritet me ndihmat pasi që këto ditë do të publikohet një llogari e vetme që të shmangen abuzimet me dhurimet.

Ky është shkrimi i tij

Sot isha në Thumanë dhe Durrës gjatë gjithë ditës, të ndaj dhimbjen me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me ata që vazhdojnë të vuajnë nga ky termet i tmerrshëm.

Për atë që kam parë, kam arsye t’i rekomandoj miqtë e mi ;

Për ata që kanë vdekur, lutumi Zotit që ti mëshirojë dhe t’i shpërblejë ata me parajsë.

Për ata që mund të jenë akoma në gërmadhat e ndërtesave, atje kishte ekipe të specializuara nga shumë vende të Evropës qe punonin me profesionalizem dhe me kapacitet të plotë. Lutemi që të mbijetuarit të gjenden sa më shpejt të jetë e mundur.

Të lenduarit trajtohen në ambientet shëndetësore lokale dhe ka oferta të sigurta, nëse është e nevojshme, për të lëvizur jashtë vendit,

Për qytetarët që kanë humbur shtëpitë e tyre, qeveria shqiptare ka pregadit hotele dhe shtëpi për turistë. Kosovarët, nga ana tjetër, kanë paraqitur edhe oferta të ndryshme për t’i pritur në Kosovë. Edhe unë lashë një ofertë të menjëhershme për 200 familje, por duket se familjet preferojnë ofertën e qeverisë për strehim në Shqipëri.

Gjatë vizitës pashë shumë materiale, rroba dhe ushqime që kishin mbërritur dhe duket se ata nuk kanë më nevojë për të.

Kryeministrin shqiptar, fton të prisni pak me ndihma. Siç më tha kryeministri, këto ditë do të publikohet një llogari e vetme në të cilën mund të transferohen ndihmat. Kjo llogari duhet të menaxhohet nga një organ pune dhe kontrolli në mënyrë që të mos abuzohet me dhurimet. Nga kjo llogari do të financohët rindërtimi i shtëpive për viktimat e tërmetit në një mënyrë të organizuar.

Kështu preferohet nga shteti shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme