Koncerti do të mbahet për tu ndihmuar të prekurve nga tërmeti .
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula ka paralajmëruar një koncert maratone bashkë me shumë artistë të tjerë shqiptarë.
Ajo përmes një postimi në facebook dhe instagram ka njoftuar se koncerti humanitar do të mbahet më 7 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit dhe ka për qëllim grumbullimin e parave për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fundit në Shqipëri.
“Te gjithe artistet me koncertin maratone, edhe une! 7 dhjetor ne teatrin e Durresi.”, ka shkruar Mula.
Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.
Deri tani ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar.
Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar./21Media
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...