Ekzistojnë disa veprime me ndihmën e të cilave prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për mësim
Shpesh fëmijët e humbin dëshirën për të mësuar, andaj për këtë shkak mësimi u bëhet i mundimshëm. Jo rrallë për këtë shkak shmangin t’i bëjnë detyrat shkollore dhe i lënë të gjitha për “çastin e fundit”
Për këtë shkak paraqitet mësimi “fushatë” i cili nuk sjell rezultate në harmoni me potencialin e fëmijës.
Ekzistojnë disa veprime me të cilat prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për të mësuar.
Veprimi 1 – të krijohet ambienti i cili përkrah autonominë
Të gjithë dëshirojmë të ndihemi të lirë. Nuk dëshirojnë kur dikush diçka ua imponon. Prandaj është me rëndësi t’i lejohet fëmijës që vetë të caktojë obligimet e veta ditore. Nëse krijojmë ambientin i cili imponon obligime, fëmija nuk do të ndihet i lirë dhe do ta kundërshtojë zbatimin e tyre.
Prandaj propozojmë që në vend që t’i themi fëmijës “Patjetër duhet të mësosh nga ora 14 deri në orën 16”, më mirë është t’i themi “Kur do të dëshirosh të mësosh? Sa kohë të nevojitet që ta mësosh këtë?”
Veprimi 2 – të mbështetet kompetenca
Kompetenca është jashtëzakonisht e rëndësishme te zgjimi i dëshirës për të mësuar. Nëse fëmija ndihet mjaft kompetent për bërjen e detyrave, nëse ndihet “aftë” detyrën me dëshirë do ta bënte.
Nëse fëmijën e ballafaqojmë me detyrën për të cilën mendon që nuk mund ta bëjë, se nuk është mjaft i aftë dhe që detyra i është tepër e rëndë – shpejt do të heqë dorë dhe në të ardhmen do të shmangë detyrat e tilla. Ngjashëm ndodh edhe nëse detyra është tepër e lehtë. Atëherë atij nuk do t’i duket sfiduese dhe i bëhet monotone.
Veprimi 3 – të krijohet lidhshmëria
Të gjithë dëshirojnë të ndihemi të pranueshëm në ambientin në të cilin gjendemi. Prandaj, nëse fëmijës tuaj i mungon dëshira për të mësuar, shikoni a ndihet i pranuar dhe i lidhur me ambientin në të cilin gjendet.
Mos harroni t’i thoni çdo ditë fëmijës tuaj që e doni, sepse dashuria është zgjidhje për çdo problem apo vështirësi. Mbajeni në mend – nuk mund të marrë dashuri të tepërt./observer/
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...