Dita e së martës ishte e kobshme për popullin shqiptar.
Lëkundjet e shkaktuara nga dy tërmete të fuqishme që goditën Shqipërinë, shkaktuan viktima të shumta në njerëz e po ashtu dëme materiale, shkruan portali arbresh.info
E për këtë fatkeqësi natyrore është mobilizuar edhe ylli me famë botërore, Bebe Rexha ku ka hapur një fond online.
Këngëtarja përmes një video në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, tregon se ka prerë biletën për Shqipëri, ku me datë 2 dhjetor do të jetë në Shqipëri për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti dhe personalisht do t’iu ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme.
https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/?igshid=1burfdzamubp0&fbclid=IwAR0-bKcBzhhb-dbd7MGDtygt8iEqXuhk5rtyeOabhcHRvMhpWJi5eh2ZKoc
Përndryshe, hera e fundit kur këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare vizitoi vendin e saj, ishte shtatori i vitit 2016, ku me ç’rast mbajti edhe një koncert gjigant në Tiranë.
Kujtojmë, se ka qenë vetë Bebe e para që ka bërë donacionin duke dhuruar 10.000 dollarë teksa cakun e ka 50.000 në tërësi. /arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju