Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar, ka marrë një tjetër iniciativë për të ndihmuar në përballimin e situatës së rëndë që po kalojnë të prekurit e tërmetit dhe famijet e viktimave.
FSHF ka njoftuar pak çaste më parë angazhimin total të kuqezinjve si dhe ka shpërndarë numrat e llogarive ku të gjithë mund të kontribuojnë për të lehtësuar sadopak situatën e fatkeqëve.
Njoftimi i FSHF-së:
Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka prekur dhe lënduar shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, skuadra Kombëtare ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqsie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.
Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.
Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:
Monedha: LEK
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL79214111060117141628020118
Monedha: EUR
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL73214111060117141628020129
Monedha: USD
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL67214111060117141628020140
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni