Në të gjitha kishat katolike në Kosovë, të dielën mesha do t’i kushtohet të gjitha viktimave të tërmetit në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur Ipeshkvia e Kosovës.
Tutje në njoftimin e Ipeshkvisë, thuhet se tërmeti i mëngjesit të së martës në zonën e Durrësit dhe të Thumanës në Shqipëri, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale, la shumë veta të pastrehë, të lënduar e të vdekur, ka prek thellë zemrat e të gjithëve.
“Përveç kësaj ndihme ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, ne duami të shprehim solidaritetin tonë të mëtutjeshëm në lutje dhe mbështetje tjera, që të jemi afër qytetarëve në nevojë. Prandaj, kërkojmë që në të dielën e parë të Kohës së Ardhjes, të kushtohet në të gjitha kishat tona meshë për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, lutje për familjarët e tyre, kurse lëmosha e grumbulluar t’i dedikohet këtij qëllimi”, njofton zyra e Ipeshkvisë së Kosovës./arbresh.info
Më poshtë njoftimi i plotë:
Të dashur meshtarë,
rregulltarë e rregulltare,
vëllezër dhe motra në Krishtin,
Tërmeti i mëngjesit të djeshëm (26 nëntor 2019) në zonën e Durrësit dhe të Thumanës në Shqipëri, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale, la shumë veta të pastrehë, të lënduar e të vdekur, ka prek thellë zemrat e të gjithëve.
Pak orë pas këtij tërmeti vdekjeprurës, Kisha jonë menjëherë ka shprehur afërsinë dhe solidaritetin e saj dhe është aktivizuar duke e dërguar Caritas Kosova në zonat e prekura me qëllim për të ofruar mbështetje të menjëhershme me ujë, mbuloja, mjete higjienike dhe artikuj ushqimorë.
Përveç kësaj ndihme ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, ne duami të shprehim solidaritetin tonë të mëtutjeshëm në lutje dhe mbështetje tjera, që të jemi afër qytetarëve në nevojë.
Prandaj, kërkojmë që në të dielën e parë të Kohës së Ardhjes, të kushtohet në të gjitha kishat tona meshë për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, lutje për familjarët e tyre, kurse lëmosha e grumbulluar t’i dedikohet këtij qëllimi .
Të vazhdojmë ta kemi në lutjet tona popullin e dashur të Shqipërisë, që Zoti t’i forcojë për të qëndruar në këto çaste sprove, e me shpresë në dashurinë dhe mëshirën e Hyjit, të rimëkëmbet jeta e të gjithëve.
Don Shan Zefi,
Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...