EMSC: Kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve, në të njëjtin rajon

20:36 | 27 Nëntor 2019
L G

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konstaton se që nga viti 2014 kur është lëshuar aplikacioni për tërmetet, nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë ndjeshmërie nga qytetarët të lëkundjeve nga tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

Qendra e cilëson si një kohë të vështirë dhe të paqartë për Shqipërinë momentin e vështirë që po kalojnë.

“Që nga lëshimi i aplikacionit LastQuake më 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon.  Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt” shkruhet në mesazhin e Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Sizmologu Rexhep Koçi u shpreh për Report Tv në një prononcim pasditen e sotme se nga dita e djeshme kur u regjistrua tërmeti 6.4 ballë është pasuar nga 550 pasgoditje, të cilat ende vijojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme