Google ADS

Paul Pogba lutet për Shqipërinë

19:28 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Tërmeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së martës në Shqipëri ka tronditur gjithë botën.

I fundit që ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues në Shqipëri është mesfushori francez Paul Pogba, shkruan portali arbresh.info.

Ylli i Manchester United ka reaguar minuta më parë në rrjete sociale duke postuar një ilustruese të tokës së shembur me flamurin shqiptar.

“Lutuni për botën”, shkruan në mbishkrimin e kësaj foto Pogba duke e shoqëruar me hashtag-un “Lutuni për Shqipërinë”.

Postimi i Paul Pogbas në Twitter

Deri tani janë konfirmuar rreth 30 viktima, ndërsa mbi 600 persona janë të lënduar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme