Google ADS

Mbappe u duartroket tifozëve të Real Madridit

19:08 | 27 Nëntor 2019
A. B.

Kylian Mbappe u përcoll me duartrokitje të ngrohta nga tifozët e Real Madridit në fund të takimit që mbaroi 2:2 mes klubit spanjoll dhe Paris Saint-Germainit, dhe francezi është mirënjohës për pritjen që iu bë.

Mbappe, për të cilin është përfolur se do t’i bashkohet Real Madridit dhe i cili është lartësuar nga Zinedine Zidane, ua ktheu tifozëve duartrokitjet në fushë dhe në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez shënoi njërin prej dy golave në barazimin e PSG-së me Madridin.

Ai e publikoi një fotografi të tifozëve që e kishin duartrokitur, të cilës ia ka bashkangjitur një emotikon duartrokitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme