Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Thumana që çdo njeri vullnetmirë të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë këtë fatkeqësi.
Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria bashkëndjejnë dhe e ndajnë dhimbjen, ashtu siç e kanë ndarë gjithmonë.
“Në Thumanë, përkrah motrave dhe vëllezërve tanë, që po kalojnë momente shumë të vështira. Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, ka shkruar presidenti Thaçi./arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...