Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se NATO, një organizatë e kritikuar ashpër nga presidenti francez, Emmanuel Macron, duhet të mbrohet më shumë se kurrë dhe premtoi se Gjermania do të përmbushë objektivin e saj për shpenzimet ushtarake në 2030.
“Është në interesin tonë të mbrojmë NATO-n, më shumë se gjatë Luftës së Ftohtë”, theksoi kancelarja para Dhomës së Deputetëve.
Ajo premtoi se Gjermania do të rrisë në fillim të dhjetëvjeçarit 2030 objektivin e Aleancës Atlantike për t’i kushtuar 2% të PBB-së shpenzimeve ushtarake.
Një javë nga samiti i NATO-s në Londër, Merkel shprehu para deputetëve mbështetjen për Aleancën, themeluar në vitin 1949 dhe që presidenti francez e gjykoi se ishte në gjendje të “vdekjes cerebrale”.
“NATO ka qenë një mburojë kundër luftës, që ka garantuar liri dhe paqe që prej 70 vitesh, pjesërisht falë miqve tanë amerikanë”, theksoi kancelarja gjermane.
Ajo nënvizoi gjithashtu kontributin e NATO-s për stabilizimin, që prej fundit të Luftës së Ftohtë, e situatës në Ballkan si dhe në Afganistan.
“Europa nuk mund të vetëmbrohet e vetme për momentin, ne varemi nga Aleanca transatlantike. Është e rëndësishme për ne që të punojmë për këtë Aleancë dhe të marrim më shumë përgjegjësi”, nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, që ia kushtoi NATO-s pjesën kryesore të fjalimit të saj për buxhetin 2020.
Ajo premtoi se Gjermania do t’i arrinte objektivat e shpenzimeve ushtarake në fillim të dekadës së ardhshme.
SHBA-ja e Donald Trump e ka kritikuar vazhdimisht faktin që Berlini nuk i ka kushtuar më shumë para NATO-s dhe shpenzimeve të saj ushtarake.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...