Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se lojtarët kanë besim te mesfushori Granit Xhaka.
Xhaka nuk ka luajtur në fanellën e “Topçinjve” që nga incidenti në ndeshjen ndaj Crystal Palace, ndeshje në të cilën ofendoi tifozët, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku spanjoll ka thënë se lojtarët kanë besim të kosovari që luan për Kombëtaren e Zvicrës.
“Xhaka është ende në grup dhe ka mundësinë për të luajtur nesër. Shpresoj që tifozët ta mbështesin. Lojtarët kanë besim tek ai, e tregojnë këtë gjë”, deklaroi ai.
Ndërsa për të ardhmen e tij, Emery tha se detyra e tij është të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës.
“E ardhmja ime është sot dhe nesër. Detyra ime është të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, të bëjmë përformancën më të mirë”, shtoi ai.
Nesër Arsenali do të pres në stadiumin “Emirates” skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt për ndeshjen në kuadër të Evropa Ligës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...