Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., të cilët janë përfshirë në vrasjen në komunën e Vitisë dhe kundër të pandehurit E.I., për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga ata 3 maj 2019.
Sipas aktakuzës, më 2 maj 2019, rreth orës 09:30, në Sadovinë e Çerkezëve, të pandehurit B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., në bashkëkryerje dhe me dashje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I..
Ata me këtë rast shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së të ndjerit dhe në momentin që i ndjeri së bashku me familjarët e tij dalin që të bisedojnë për të arritur marrëveshje, të pandehurit refuzojnë dhe vazhdojnë t’i fyejnë dhe me mjete të forta si drunj dhe shufra metalike, e godasin të njëjtin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast nga familjarët fillimisht dërgohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, pastaj në Spitalin Regjional në Gjilan, ndërsa pas transferimit në QKUK, në Prishtinë, konstatohet vdekja e tij.
Në bazë të raportit të autopsisë, vdekja e të ndjerit ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes masive në kokë dhe e thyerjes së kockave të kafkës. Po ashtu, të pandehurit iu kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore edhe të dëmtuarve K.I., E.I., A.I. dhe R.I.
Ndërsa, i pandehuri E.I., akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 të KPRK-së, pasi që me dashje, me lopatë i ka goditur të pandehurit I.I. dhe F.I., të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore./arbresh.info
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë