Juventusi thuhet se nuk është i interesuar ta transferojë Ivan Rakiticin në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kroat e dëshiron largimin nga Barcelona, shkaku i minutazhës së vogël që po i ofron Ernesto Valverde.
Fabo Paraitici ka thënë në një intervistë për ESPN se ata e vlerësojnë talentin e mesfushorit, por nuk janë të interesuar.
“Rakitic është një lojtar i mrekullueshëm, por ne nuk jemi të interesuar në të”, ka thënë drejtori gjeneral i kampionit të Serie A-së.
Kroati deri më tani në këtë sezon ka luajtur vetëm në tetë ndeshje nga 13 që i ka zhvilluar Barcelona në La Liga.
Në garë për transferimin e Rakiticit thuhet se janë edhe skuadra si, Milani, Interi dhe Manchester United.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë