Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e dy personave që vdiqën në rrënojat e një hoteli në Durrës.
Për viktimat e shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga kjo shumë do të ndahen për të dy familjet.
“Ministri i Financave, Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të pësuara nga tërmeti duke u bazuara ne kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave në vështrim të paragrafin 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike (LMFPP) dhe në paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit 06/L-133 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total të shumës 20,000 euro duke ndarë nga 10,000 euro për familje të viktimave të shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi”, thuhet në njoftim.
Dje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur, si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...