Presidenti Thaçi bashkë me Rrahman Ramën vizitojnë Thumanën e Durrësin

14:56 | 27 Nëntor 2019
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, janë rrugës për në Thumanë.

Atje do të vizitojnë familjet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i mëngjesit të së martës.

Sapo kanë kaluar tunelin, dhe nga Thumana ata do të nisen drejtë Durrësit, raporton arbresh.info.

Në këto dy vende po qëndrojnë trupa speciale të policisë e ushtrisë së Kosovës për t’ju dalë në ndihmë banorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme