Tragjedia në Shqipëri, Federata e Maqedonisë nderon viktimat me një minutë heshtje

14:23 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Federata e Futbollit në Maqedoni ka marrë vendim për të nisur ndeshjet me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.

Shqipëria u godit në orët e para të mëngjesit të së martës nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 dhe kjo ka lënë të vdekur mbi 20 persona dhe mbi 600 të lënduar, shkruan portali arbresh.info.

Për të nderuar viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim për të respektuar personat që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të ndërtesave.

Ata kanë vendosur për të nisur me nga një minutë heshtje të gjitha ndeshjet në kampionatin maqedonas.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur për të shtyer ndeshjet në kuadër të Kupës për një ditë./arbresh.info/

Të ngjashme