E ardhmja e Nemanja Matic në Manchester United duket edhe më e paqartë pasi lojtari ka shpenzuar vetëm 24 minuta në kompleksin stërvitor të klubit.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi reprezentuesi i Serbisë refuzoi një mbrëmje gala me skuadrën në mënyrë për të darkuar me sulmuesin e Wolves, Patrick Cutrone, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari duket se nuk është pjesë e kërkesave te skuadra nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaer pasi ka bërë vetëm dy paraqitje në ligë këtë sezon.
Ai nuk ka qenë në fushë në një ndeshje në ligë që nga disfata 2 me 0 ndaj West Hamit më 22 shtator.
Por, refuzimi i seancës stërvitore së fundmi rrit dukshëm gjasat e tij për largim nga klubi në janar.
Kujtojmë se Matic dje ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto te pjesa për Insta Story duke bërë lutje për Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së martës./arbresh.info/
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Liverpool rikthehet tek fitorja, mposht Bornemouthin bindshë...
Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...