Presidentja e zgjedhur e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka fituar mbështetjen për krijimin e komisionit të saj të ri nga eurodeputetët.
Ajo mori 461 vota pro dhe 157 kundër dhe me 89 abstenime, transmeton portali arbresh.info.
Në fjalën e saj para eurodeputetëve, von der Leyen argumentoi që Evropa mund të formësojë rendin global në një fjalim që e vendos ndryshimin e klimës dhe migracionin në zemër të strategjisë së saj për pesë vitet e ardhshme.
Von der Leyen e quajti ndryshimin e klimës një “sfidë ekzistenciale” për Evropën dhe botën, dhe tha që Evropa “kishte për detyrë të vepronte dhe fuqinë për të udhëhequr”.
“Do të duhen investime masive. Do të kërkohen investime publike dhe private. Bashkimi Evropian do të përfshijë financimin e klimës në të gjithë buxhetin e tij”, tha ajo.
Evropa “mund të jetë forma e një rendi më të mirë global”, tha ajo. “Ky është profesioni i Evropës dhe është ajo që duan qytetarët evropianë”./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...