Google ADS

Joao Felix e fiton çmimin “Djaloshi i Artë” për vitin 2019

12:46 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix e ka fituar çmimin “Djaloshi i Artë” për vitin 2019.

Trofeu nga gazeta italiane Tuttosport i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeçare që luan në një ligë evropiane dhe Felixi i Atleticos, i cili u transferua në klub për 126 milionë euro nga Benfica gjatë verës, ka qenë favorit për të siguruar këtë çmim, transmeton portali arbresh.info.

Felix gjatë prezantimit te Atletico Madridi

Reprezentuesi i Portugalisë ishte zgjedhur nga një panel i përbërë prej 40 gazetarëve nga Italia dhe mediat tjera ndërkombëtare.

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland është përfolur shumë për të siguruar një çmim të tillë ashtu siç është thënë edhe për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, i cili përfundoi në pozitën e dytë i ndjekur nga Kai Havertzi i Bayer Leverkusenit në pozitën e tretë.

Matthijs de Ligt ka qenë fituesi mëparshëm i këtij çmimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme