Shkon në 29 numri i viktimave, burrë e grua nxirren nga rrënojat

12:19 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pavarësisht se shpresat nuk ishin shuar, lajme të këqija vijnë sërish nga Thumana, atje ku tërmeti i së martës ishte shkatërrues, duke shkaktuar viktima.

Një çift bashkëshortësh, Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katesh ku banonin.

Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, ata janë nxjerrë të pajetë. Tragjike ka rezultuar fati për këtë familje, pasi edhe djali i tyre, Saimir Greku ndonëse u nxor i gjallë, humbi jetën në spital.

Ndërkohë, i vetmi nga familja që mbeti ishte Kelmend Greku. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze. Aktualisht nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në 29, ndërkohë ka të tjerë persona që rezultojnë te zhdukur. /BW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme