Google ADS

Unai Emery mund të shkarkohet këtë vikend nga Arsenali

12:19 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Unai Emery raportohet se mund të humbas pozitën e tij si kryetrajner në rast se Arsenali dështon për të fituar dy ndeshjet e tyre të ardhshme – atë kundër Eintracht Frankfurtit dhe Norwich Cityt.

“Topçinjtë” janë pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe barazuan 2 me 2 edhe ndaj Southamptonit në Premierë Ligë pasditen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

Emery vazhdon të ketë përkrahje nga drejtorët e Arseanlit, por sipas The Telegraph, qëndrimi i klubit mund të ndryshoj nga fundi i javës.

Raporti pretendon se në rast që skuadra nga kryeqyteti dështon për të mposhtur Frankfurtin në Evropa Ligë dhe Norwichin në Premierë Ligë në dy ndeshjet e ardhshme të tyre, spanjolli më pas do të lirohet nga detyra e tij.

“Topçinjtë” janë duke qëndruar në krye të grupit të tyre në Evropa Ligë me 10 pikë.

Forma ndryshe e skuadrës në Premierë Ligë i ka lënë ata dukshëm poshtë në tabelë dhe aktualisht ata qëndrojnë me tetë pikë larg nga Chelsea i vendosur në pozitën e katërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme