Google ADS

U sigurohen ushqime dhe veshmbathje të prekurve nga tërmeti, ata kanë nevojë tani për ndihma financiare

12:11 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Më të marrë vesh lajmin për tërmetin që ishte shkatërrues për Durrësin e Thumanën, qytetarë të Kosovës vërshuan me ndihma në drejtim të Shqipërisë.

Ishin shumë aksione nga organizata e grupe tifozësh që u ndërmorën për të grumbulluar ushqime e veshmbathje, shkruan arbresh.info.

E duket se më për këto dyja nuk ka nevojë, por për ndihma monetare, pasi që duhen për t’u akomoduar ata që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Gentrit Murseli, zëdhënës i grupit të tifozëve “Intelektualët” që sot kanë dërguar ndihma në Durrës bën të ditur se ka shumë veshmbathje e ushqime që janë mbledhur.

Sipas Murselit ka shumë nevojë për mjete financiare për familjet që janë prekur nga tërmeti.

“Na kemi mbledh gjatë gjithë ditës veshmbathje dhe ushqime, na kemi mbrri rreth orës 03:00 në Durrës dhe kemi kërkuar lokacion se ku mundemi më i dërgua këto ndihma. Atje ekziston një numër shumë i madh i kamionëve me ndihma dhe s’kanë ku mi lanë momentalisht gjithë ato veshmbathje dhe ushqim. Ish kanë mirë që me ua bë me dije qytetarëve se numri i veshmbathjeve edhe i ushqimit është shumë i lartë të paktën sa kemi pa ne dje. Kemi dashtë me orë më u sjell se s’kemi pas ku mi lanë në Durrës kamionët në ato salla. Për momentin mendoj se ka shumë grumbullim të veshmbathjeve dhe ushqimit por për mjete financiare. Po flas prej gjendjes që e kemi pa mbrëmë në Durrës. Ka plotë organizata që kanë dërgua kamionë me ushqim e me veshmbathje dhe ka mjaft shumë. Ka shumë nevojë tash për mjete financiare për familjet që janë prekur në xhirollogari që janë publike. Është mirë më tregu që ka shumë ushqim e veshmbathje që janë dërgua e vazhdojnë me mbledh. Ne kemi prit mbrëmë tri orë për me gjet një lokacion për më i dorëzua ato që i kemi mbledh”, u shpreh Murseli për arbresh.info.

Ndërkohë është bërë e ditur se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve pasi do të hiqet taksa në Rrugën e Kombit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme