Pallate të pabanueshme në Laç, vendoset shiriti i sigurisë, 173 banesa të dëmtuara

14:00 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor ka shkaktuar dëme të shumta materiale kudo në Shqipëri.

Në Laç shumë pallate rezultojnë të pabanueshme, ku disa banesave u është vendosur edhe shiriti i sigurisë. Në vend ndodhet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili po inspekton banesat e dëmtuara dhe të pabanueshme. Mësohet se në Kurbin janë 173 banesa të dëmtuara.

“Kemi kaluar natën në qiell të hapur. Shtëpinë e kam të pabanueshme”, shprehet një prej banorëve për Top Channel; duke kërkuar zgjidhje dhe jo thjesht çadra.

“Jemi në një situatë kritike, të ruajmë qetësinë. Kemi ofruar shërbime për qytetarët në çadrat e ngritura”, u shpreh nënprefekti i Kurbinit.

“E vetmja zgjidhje deri më tani janë çadrat e ngritura”, u shpreh nga ana tjetër përfaqësuesi i Emergjencave Civile për Top Channel.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme