Google ADS

Gjendet një trup i pajetë në mes të Suharekës

11:10 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se, banorët e Suharekës kishin raportuar në polici pasi që në mes të rrugës kishin parë një person të shtrirë.

Bëhet e ditur se njësitet policore, pasi që kishin dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete, transmeton arbresh.info.

“Suharekë 26.11.2019 – 08:55. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur i shtrirë në rrugë. Njësitë policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor  i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin policor/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme