Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë në mesnatë në Thumanë bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj ku kanë takuar njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po u ndihmojnë banorëve të prekur nga tërmeti në këtë zonë.
Meta i ka falënderuar njësitet e specializuara të emergjencës nga Kosova për profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë si dhe për kurajon e pashembullt.
“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan presidenti Meta.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...