Rama paralajmëron: Nuk do tolerohet asnjë familje që refuzon të largohet nga banesa

08:31 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se nuk do tolerohet asnjë familje që refuzon të largohet nga banesa e tyre.

Në një mbledhje qeverie, Kryeministri tha se familjet nuk do lejohet të jetojnë në infrastruktura të rrezikshme.

Rama u shpreh se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i parë në Tiranë, tani janë të pariparueshme dhe duhet të rindërtohen nga fillimi.

Ndërkohë paraqiti edhe një plan masash për shkollimin e fëmijëve të prekur nga tërmeti.

Rama: “Kemi filluar që dje me Ministrinë e Turizmit për të arritur marrëveshje me infrastrukturat e lira të Durrësit dhe Kavajës për ti akomoduar të gjitha familjet pa çati. dhe këtë herë dua ta them shumë qartë se nuk do tolerojmë asnjë familje që do kërkojë të qëndrojë në infrastrukturë të rrezikshme.

Dhe teoria a unë nuk lë shtëpinë, nuk dal nga oborri, unë nuk dal do funksionojë. Është një fakt që të gjitha shtëpitë që në qarkun e Tiranës kanë rezultuar shtëpi të dëmtuar por të riparueshme nga tërmeti i parë sot janë jashtë funksionit. Nuk janë më të riparueshme duhen rindërtuar. Numri i familjeve që kanë nevojë për strehë nuk është i vogël. Kjo do kërkojë angazhim ekstrem. Do bëjmë një organizmin të transportit për fëmijët që do shkojnë në shkollë.

Dhe nga ana tjetër me Ministrinë e Arsimit për të siguruar një asistencë për këta fëmijë në periudhën jashtë shkollës apo për të krijuar klasa në vijën akomoduese të bregdetit të Durrësit ose Kavajës, duke ju dhënë mundësi këtyre familjeve që të jetojnë në kushte optimale, të qëndrojë në hotele në kushte optimale dhe të akomodohen në kushte optimale, tu shërbehet në kushte optimale dhe ti kalojnë festa e fundvitit në kushte optimale. Pjesa dërrmuese e këtyre familjeve janë të varfra.”/oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme