Mëngjesin e së mërkurës është nxjerrë edhe gjilanasi i dytë i zënë nga rrënojat e një hoteli pesë katësh në Durrës pas tërmetit që ndodhi të martën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit pas rreth 24 orëve kërkime kanë arritur të nxjerrin turpin e pajetë të viktimës, shkruan arbresh.info.
Ndryshe qytetari i Kosovës, banor i Gjilanit nuk ishte vetëm në këtë hotel, ai shoqërohej edhe nga vëllai i tij trupi i të cilit është nxjerr pa shenja jete pasditen e së martës.
Ekipet e shpëtimit i kanë thënë arbresh.info se pozicioni ne të cilin gjendet vëllai i dytë i nxjerr nga gërmadhat është më i ndërlikuar andaj edhe procesi i nxjerrjes do të marrë shumë kohë.
Kujtojmë që derisa pasmesnatës pranë objektit ku po kryheshin kërkimet kishte qëndruar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Dy kosovarët e nxjerrë nga rrënojat e këtij hoteli dyshohet të jenë viktimat e vetme nga Kosova të këtij tërmeti ndërsa ka persona 12 kanë pësuar lëndime./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...