Google ADS

Sizmologu Ormëni qetëson shqiptarët: Nuk do të ketë goditje të mëdha

00:44 | 27 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mëngjesin e së martës. Lëkundjet shkaktuan të paktën 23 viktima dhe qindra të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.Por 19 orë pas goditjes më të fuqishme, sërish mes qytetarëve ka panik.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan u transmetuan pamjet e makinave të cilat qëndronin në radhë të parkuara përgjatë rrugës së Elbasanit deri tek TEG-u, për të kaluar natën jashtë.Por sizmologu Rrapo Ormëni deklaroi se është e vështirë që të ketë goditje tjetër të fortë pas asaj që ndodhi në orën 03:54 të mëngjesit dhe pas goditjet që shoqëruan atë.

 

“Theksova se ishte normale që natën e sotme pas goditjes kryesore të kishte lëvizje, të largoheshin nga qendra të banuara në drejtim të fushave. Pas kësaj situate të goditjes kryesore dhe pas goditjeve vështirë të ketë goditje të fortë. Prandaj nuk është më ai paniku që ndodhi pas goditjes kryesore”, tha Ormëni.Ndërkohë inxhinieria Lule Bozo shpjegoi se çfarë duhet të bëjmë në rastet kur bie tërmet.“Në momentin e parë që bie s’ke ku lëviz, rri atje ku je. E shumta futu poshtë ndonjë tavoline apo arkitrau. Mbaroi tërmeti zbrit poshtë nëpërmjet shkallëve. Kurrë ashensor. Zbret dhe pasi qetësohesh mund të ngjitesh dhe shikon dëmet që keni pasur dhe kush janë dëmet që duhet të të shqetësojnë. Nëse janë struktura beton arme dhe shikon që ka shkëputje nga kolona duhet të shqetësohesh se ngarkesën e mbajnë kolonat. Nëse kolona me traun ka krisje ai është problem”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme