Google ADS

Hotelet kosovare lëshojnë dhoma pa para për familjet e prekura nga tërmeti

23:41 | 26 Nëntor 2019
L G

Pas tërmetit që goditi qytetin e Durrësit, bizneset kosovare filluan të ofrojnë akomodim për familjet e prekura nga tragjedia.

Hoteli ‘Aviano’ në Sllatinë afër Prishtinës, ofron akomodim të plotë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Pastaj, Hoteli ‘Sara’ në Prishtinë ka hapur dyert për 60 persona për familjet e të prekurve nga tragjedia e tërmetit.

Hoteli “Kulla e Rugovasit”, janë solidarizuar me fatkeqësinë e ndodhur në Shqipëri duke ofruar akomodim për 40 persona nga nevojtarët e prekur nga tragjedia.

Ndërsa ‘Alto-Lisi Resort’, ka ofruar akomodim me kapacitet prej 89 personave për personat e prekur nga tragjedia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme