Gjyqtari i futbollit që ndihmoi për të shpëtuar jetë, pas tërmetit tragjik në Shqipëri

23:32 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Njëri prej gjyqtarëve më të njohur në Superligën shqiptare, Laver Alla, është përfshirë në luftën me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz që gjenden nën rrënojat e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Njëzet e tre persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, raporton Gazeta Express.

Alla, që në profesion është specialist pranë repartit zjarrfikës në Lushnjë, është i angazhuar në zonën ku gjendet hoteli i shembur “Miramare” duke dhënë kontributin e tij për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët.

Alla ka ndarë me miqtë e tij në Facebook momentin kur kanë shpëtuar një prej personave të mbetur nën rrënoja dhe shpreson që të gjejnë ende të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme