Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vlerësuar lartë rolin e ushtarëve të Kosovës, pas tërmetit tragjik që goditi sot Shqipërinë.
Berisha, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ndihmat nga Kosova janë shumë të mirëpritura.
“Njerëzit që kanë humbur gjithçka, kanë nevojë për çdo gjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Berisha thotë se është prekur shumë kur ka parë në rrjete sociale dhe media, shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës.
Ish-kryetari i PD thotë se ka marrë informacione që shumë qytetarë të prekur nga tërmeti po kalojnë natën në tenda e shumë të tjerë në Prishtinë te vëllezërit kosovarë.
Ish-kryeministri thotë se është e çuditshme që Qeveria e Shqipërisë ende nuk ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën