Gjërat që absolutisht duhet t’i dini për trupin tuaj

21:45 | 26 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Shumica prej nesh mësojmë për trupin tonë në lëndën e biologjisë. Problemi i vetëm është se kur jeni 15 vjeç, prioriteti juaj i parë në klasë është ndoshta simpatia juaj apo ndoshta vetëm dramat e zakonshme të adoleshentëve.

Po ashtu, mund të jetë se mund të ju vjen turp (që është shumë normale) nga ndryshime që vetëm sa kanë filluar të ju ndodhin.

Por, të mësoni se si funksionon turpi juaj është e rëndësishme. Dija është fuqi. Dhe këto gjëra çdo grua duhet t’i dijë për trupin e saj, raporton “Huda Beauty”, transmeton lajmi.net.

Ndikimi i ciklit menstrual

Cikli juaj i parë është një gjë e madhe. Por, edhe i dyti po ashtu edhe i 100. Cikli i juaj është vazhdimisht duke ndryshuar dhe mund të ndikohet nga shumë gjëra, duke përfshirë peshën tuaj, ushtrimet, mosha juaj etj. Kështu, të dini si t’i përballoni ato, është esenciale. Por, nuk është cikli që duhet të jeni të vetëdijshme, por janë hormonet ato të cilat ndikojnë në trupin tuaj, në çdo pikë të ciklit.

Si ta kontrolloni vaginën

Të dini se si ta mbani vaginën tuaj në kontroll është shumë e thjeshtë, shmangni shamponët e fortë, mos vishni të mbathura të ngushta.

Duhet të jeni në gjendje të kuptpni se çfarë është e shëndetshme dhe normale, dhe kur diçka nuk është në rregull.

Si ta kontrolloni gjoksin tuaj

Një gjë që të gjitha gratë duhet ta bëjnë, por ndoshta nuk e bëjnë mjaftueshëm, është kontrollimi i gjoksit. Vetëm në Britani, 1 në 8 gra janë të prekura me kancer në gji, dhe shumica e grave nën moshën 40 vjeç janë të diagnositifikuar me kancer në gji. Prandaj, kontrollimi i gjoksit është një gjë që nuk duhet të shmanget.

Tipin e lëkurës

Kujdesi ndaj lëkurës është diçka që më vonë do ta falenderoni vetën . Dhe hapi parë për ta bërë këtë është të gjeni tipin e lëkurës tuaj. Kjo do  ju ndihmojë që mos të përdorni produktet e gabuara dhe ta mbani lëkurën të shëndetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme