Google ADS

Vetëvritet një 20 vjeçar në Ropicë të Vushtrrisë

20:55 | 26 Nëntor 2019
L G

Një person i moshës 20 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Ropicë të Vushtrrisë sot rreth orës 17:30.

Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zyra për zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, dyshime e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Sonte, më 26.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një rast në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku një i ri rreth 20 vjeçar është lajmëruar nga familjarët se është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, arbresh.info nga merr vesh se i riu 20 vjeçar është djali i një hetuesit të krimeve Ekonomike  në Policinë e Kosovës F. Z, dhe dyshohet se vetëvrasja është kryer me armën e tij.  /arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme