Google ADS

Aktori i njohur i gatshëm të strehoj deri në 10 persona nga Shqipëria

20:41 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, si shumë artistë të tjerë shqiptar, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë popullatën e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ai është shprehur i gatshëm që të strehoj në Kosovë deri në 10 persona nga Shqipëria.

“Deri në 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje më shkruani në mesazh” , ka shkruar Fatmir Spahiu në një status në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme