Të gjitha xhamitë e Kosovës, të premten pas faljes së namazit do të organizojnë aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, të cilat do të dërgohen për ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Të premten, në të gjitha xhamitë e Kosovës, aksion për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Bashkësia Islame u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të vendit që të bashkohen në këtë solidaritet për vëllezërit dhe motrat shqiptare në Shqipëri.
Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm. Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...