Kosovarët hapin dyert për të pritur familjet shqiptare

19:37 | 26 Nëntor 2019
L G

Tërmeti që ka goditur disa pjesë të Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve nga Kosova.

Ata janë shprehur të gatshëm  të hapin dyert e shtëpive të tyre për të pranuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kështu një qytetarë i ka shkruar portalit arbresh.info, duke bërë të ditur se familja e tij është e gatshme të hap dyert për të pritur vëllezërit nga Shqipëria.

Burim Kabashi, ka bërë të ditur se mundësit e tij janë  për një familje deri në pesë anëtarë.

“ Për ata që janë të pastrehë në këtë kohë dimri, e sidomos  me fëmijë të vegjël gjer në pesë persona, aq kam mundësi, t’i dërgoni në shtëpinë time, gjer sa shteti shqiptar të bëj një zgjidhje”, ka përfunduar mesazhi i Kabashit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme