Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka anuluar marshin për bashkim kombëtar që e kishte paralajmëruar për datën 28 nëntor shkaku i fatkeqësisë natyrore që preku kombin.
“Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë”, thuhet në reagim.
Arsyeja është se aktivistët e kësaj qendre janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha burimet e qendrës do të përqendrohen në këtë drejtim.
“Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente”
“Të bashkuar tani dhe kurdoherë! Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri”, thuhet tutje në komunikatë.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...