Google ADS

Haradinaj ngushëllon familjen e dy vëllëzërve nga Gjilani që vdiqën nga tërmeti

19:08 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se u njoftua për vdekjen e dy vëllezërve nga Gjilani nën rrënojat nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Haradinaj në Facebook u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, përfshirë edhe familjes nga Gjilani, e cila humbi dy djem nga tërmeti në Durrës.

“Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1473534359437640?__xts__[0]=68.ARA_AVS3JgKbuIxwzU76I5MIWZAE7yrkJDeL3CH_8sM84lqVPuvhomZTi6uOaC6GDXT5t0BeM1umRwWJ6wu3k98qqLnqXukvbA36BU87tE3cLhxp2VtCn0oNPbFWFiwUg5UI–AwLllghNAF9BGAjHcfu0eytjCRDqVxVsCHhlyvBnh8EKTlNUCj5alG2ClRw7R8UwLv7HTcgmRrOtZN-1O6N-nx6e6Ll1QZS2jqn0cF4PtY2gsoewAudRadTw9nnOx1C-5_GbFW5R8aarplXRkCRN4wzfTfjAVl78o-COxR9LAjciDVsVki1xr23ZZfJBLPAAJzuVxr1bYH2cSMAw&__tn__=-R

Epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kishte epiqendër Durrësin, ku u shkaktuan dëmët më të mëdha.

Deri tani numri i personva të vdekur ka shkruar në 22 dhe qindra të tjerë janë të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme