Azil Salihu ka ngushëlluar familjet e prekura nga tërmeti tronditës mëngjesin e sotëm (e martë) në Shqipëri.
Ish boksieri kosovar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke ngushëlluar familjarët e viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 në orët e para të mëngjesit, shkruan portali arbresh.info.
“Ngushëllime nga zemra familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. E gjithë Kosova është me ty Shqipëri”, ka shkruar Salihu në profilin e tij.
Numri i viktimave të konfirmuara deri tani ka arritur në 20, ndërsa mbi 600 janë të lënduar.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...