Google ADS

25 vjeçari nga Durrësi mbi 10 orë nën rrënoja, ende i gjallë falë dyshekëve të hotelit

18:27 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkim-shpëtimin në Durrës dhe Thumanë.

Tashmë një lajm i mirë ka ardhur nga Durrësi, ku një djalë 25 vjeçar është gjallë nën rrënojat e objekteve të shkatërruara.

Klajdi është emri i 25 vjeçarit i cili është gjallë dhe ka shpëtuar falë krijimit të një tuneli poshtë rrënimeve dhe ka jetuar mes dy dyshekëve të hotelit.

Klajdi mbiemri i të cilit nuk dihet ende thuhet të jetë shendosh e mirë dhe pritet që të nxirret nga rrënojat ku po qëndron që nga momenti i tërmetit në mëngjesin e sotëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme