Gianni De Biasi ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat edhe gjithë popullin shqiptar të goditur nga tërmeti i fuqishëm mëngjesin e sotëm (e martë).
Ish trajneri i Shqipërisë që shkroi historinë duke dërguar në Euro 2016 kombëtaren shqiptare është figura e fundit e shquar sportive që shkruan për tërmetit që tronditi gjithë kombin shqiptar, shkruan portali arbresh.info.
“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar De Biasi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë”
Deri tani janë konfirmuar 20 viktima dhe mbi 600 persona të lënduar.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...