Google ADS

Nesër ditë zie në Kosovë, shtyhen ndeshjet e Digital Kupës

17:50 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se janë shtyrë ndeshjet e rrethit të dytë të Digital Kupës së Kosovës në futboll.

Përballjet e parapara të zhvillohen të mërkurën janë shtyrë dhe vendimi është marrë nga Komisioni i Grave duke marrë parasysh se presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur ditë zie ditën e nesërme, shkruan portali arbresh.info.

Thaçi mori vendimin në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e martë).

FFK njofton se ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen të enjten më 28 nëntor.

Deri tani janë 17 viktima dhe mbi 600 persona janë të plagosur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme