Google ADS

Daut Haradinaj dhe kryetari i Deçanit dhurojnë pagën e tyre për ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

17:40 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Nesër në ora 9:00 në qender të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë, të prekur nga tërmeti.

Në kuadër të këtij aksioni deputeti Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë vendosur të dhurojnë pagat e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nesër nga ora 9:00 në qender të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë të vëllëzërve tonë në Shqipëri!
Në kuadër të këtij aksioni deputeti Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhuruan pagën e tyre mujore në ndihmë të vëllëzërve tonë nga Shqipëria.

Ju ftojmë në përkrahje të gjithë juve qytetarë të Komunës së Deçanit: nesër nga ora 9:00 në qender të qytetit të Deçanit të bashkohemi për të ndihmuar vëllëzërit dhe motrat tona nga Shqipëria”, ka shkruar Sojkaj.

Ndërsa ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.

https://www.facebook.com/rifat.stojkaj/posts/3222796884402367

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme