Lavrov tha se menjëherë pasi Moska dhe Ankaraja arritën një marrëveshje për zgjidhje në veri të Sirisë, YPG/PKK-ja ra dakord të tërheqë trupat dhe armët e saj 30 kilometra nga kufiri turko-sirian.
Rusia ka kërkuar nga YPG/PKK-ja terroriste që të përmbushë detyrimet e saj lidhur me tërheqjen e trupave dhe armëve nga veriu i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, këshilloi SDF-në, një emër tjetër i përdorur nga organizata terroriste YPG/PKK, “të mbajë fjalën e saj të bashkëpunimit të plotë” dhe të zbatojë pjesën e tyre të memorandumit ruso-turk të 22 tetorit mbi veriun e Sirisë.
Lavrov tha se menjëherë pasi Moska dhe Ankaraja arritën një marrëveshje për zgjidhje në veri të Sirisë, YPG/PKK-ja ra dakord të tërheqë trupat dhe armët e saj 30 kilometra nga kufiri turko-sirian, por siç tha Lavrov, “humbi entuziazmin” për bashkëpunim kur SHBA-të njoftuan synimin e tyre për të qëndruar në Siri për të mbrojtur fushat e naftës.
“Kur SHBA ndryshoi qëndrimin dhe tha se ata ishin larguar nga Siria, duke harruar se ishte e nevojshme të mbrohen fushat e naftës, udhëheqësia e të njëjtëve kurdë menjëherë humbi entuziazmin për bashkëpunim në zbatimin e Marrëveshjes së Soçit dhe përsëri filluan të mbështeten në patronazhin e SHBA-ve”, tha Lavrov.
Lavrov paralajmëroi se një qëndrim i tillë nuk do të sjell “asgjë të mirë” dhe këshilloi YPG/PKK-në “të jetë konsistent dhe të mos përpiqet të përfshihet në aktivitete mjaft të diskutueshme mbi një bazë oportuniste”.
Operacioni “Burimi i Paqes”, i cili u nis më 9 tetor, synon të eliminojë YPG/PKK-në terroriste nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Pas dy marrëveshjeve të ndara me Washingtonin dhe Moskën, operacioni është pauzuar për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar në veri të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë