Google ADS

Napoli shkruan për tragjedinë në Shqipëri

17:15 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Në mesin e klubeve italiane që janë solidarizuar me Shqipërinë është edhe Napoli.

Gjiganti në Serie A ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale duke shkruar për tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotëm (e martë) në Shqipëri, shkruan portali arbresh.info.

“Ne jemi afër shqiptarëve që janë goditur natën nga një tërmet i fuqishëm”, ka shkruar Napoli në llogarinë e tyre në Twitter.

Postimi nga Napoli për Shqipërinë në llogarinë e tyre në Twitter

AC Milani dhe AS Roma kanë reaguar orë më parë u në lidhje me rastin tragjik që ndodhi në Shqipëri gjatë orëve të para të mëngjesit.

Deri tani raportohet për 17 viktima teksa mbi 600 persona janë lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme