Google ADS

Edhe AS Roma shkruan për tragjedinë në Shqipëri

16:16 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

AS Roma është skuadra tjetër nga Italia që është solidarizuar me popullin shqiptar.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm (e martë) dhe si pasojë e kësaj janë konfirmuar deri tani 16 viktima dhe mbi 600 të lënduar, shkruan portali arbresh.info.

Për këtë periudhë mjaftë të vështirë ka reaguar edhe gjiganti italian AS Roma.

“Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar klubi i njohur në llogarinë e tyre në Twitter.

AC Milani ka shkruar gjithashtu orë më parë për këtë tragjedi duke kërkuar të “qëndrojnë të fortë”./arbresh.info/

Postimi në Twitter i AS Romas për tregjedinë në Shqipëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme